
I · Kush është
Dritarja I
Kush është
Lindja e tij ishte mrekulli, jeta e tij mësim përkushtimi, dhe mesazhi i tij i njëjti që sollën të gjithë profetët: t’i shërbejmë Allahut të Vetëm dhe ta duam të afërmin.
(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! All-llahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e All-llahut.”
Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë.”









